Sorry, no posts matched your criteria.

Rrëfehet gazetari i BBC: Princeshë Diana donte të fliste, nuk u detyrua

David Dimbleby pretendon se Princesha Diana nuk u detyrua të jepte intervistën e saj  që shkaktoi një bujë të madhe të vitit 1995 tek ‘Panorama’, pasi ajo donte të ‘tregonte të vërtetën saj’.

Pavarësisht polemikave të mëdha në lidhje me mënyrën sesi gazetari mashtrues Martin Bashir përdori taktika të fshehta për të siguruar intervistën, ish- prezantuesi i ‘BBC’ tha se ajo nuk ishte ‘ngacmuar ose nxitur’ për ta bërë këtë intervistë.

Raporti i vitit të kaluar nga Lord Dyson, ekspozoi ‘sjelljen mashtruese’ që Bashir përdori për të siguruar intervistën.

Gazetari akuzohet gjithashtu për shpifje rreth princave Ëilliam dhe ish-dados së Harry-t, Tiggy Legge-Bourke, të cilit BBC iu desh të paguante dëmshpërblim.

Pretendimet e zotit Dimbleby vijnë pasi një serial me katër pjesë në Channel 4 që heton vdekjen e princeshës filloi të dielën mbrëma.

83-vjeçari do të prezantoj një dokumentar për BBC-në të martën e ardhshme duke treguar polemikat e tij më të mëdha.

Ai nuk u lejua të përdorte pamjet e Dianës.

Duke folur për Radio Times, ai tha: “Unë i kuptoj kundërshtimet e Princit Ëilliam dhe problemin se si u arrit intervista, por nuk besoj se Diana u detyrua ta jepte atë.

Ajo dëshironte ta tregonte qartë pjesën e saj, ajo nuk u ngacmua apo u detyrua. Klipet tregojnë se ato çka ajo po thoshte ishin me të vërtetë të menduara.’

Ish-kreu i Policisë Metropolitane, Lordi Stevens, ka sugjeruar se Bashir duhej të intervistohej me kujdes si pjesë e hetimit për vdekjen e Dianës.

Ai tha se reporteri do të ishte marrë në pyetje, nëse ekipi i lartë i policisë do të dinte për taktikat e fshehta që ai kishte përdorur.

Në intervistë u zbulua se ish-drejtori i përgjithshëm Lord Birt, i cili ishte në krye të korporatës kur ndodhi intervista e Bashirit, refuzoi të intervistohej për programin.

Peter Rippon, i cili ishte redaktor i Neësnight kur hoqi në mënyrë të diskutueshme hetimin e tij për Jimmy Savile, gjithashtu refuzoi të merrte pjesë në program.

Në intervistën për Radio Times, Dimbleby pranoi se kishte qenë ‘shumë budalla’ që dikur kishte aplikuar për të qenë drejtor i përgjithshëm i BBC-së. Ai gjithashtu mbrojti korporatën duke thënë se do të ishte ‘e tmerrshme’ nëse BBC nuk do të mbijetonte si një transmetues i pavarur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com