Sorry, no posts matched your criteria.

Ronela Hajati bëhet shkak për një debat të ashpër mes Robert Aliaj dhe Ardit Çunit

Eurovision-i vijon të sjellë debate. Kësaj here ata që janë përplasur janë Robert Aliaj dhe Ardit Çuni.

Të ftuar në “Open” ndërsa diskutonin paraqitjen e Ronela Hajatit, Aliaj e konsideroi tallava. Menjëherë Arditi e ka kundërshtuar.

Robert Aliaj: Pse jo tallava? Është sikur të krahasosh tallavanë që në vetvete është zhanër rrugësh. Muzika ka nivelet e veta si letërsia, si çdo fenomen social dhe politik, me klasa sociale. Është klasa më e ulët sociale. Në zhanerin e muzikës është ajo më ordinere. Nuk kap asnjë vlerë, por merr vlerë kur je i pamend ose i pa edukuar. Ndaj po çuditem, si djemtë dhe vajza të reja të kenë kaq pak formim që t’i duket tallavaja e drejtë.

Ardit Çuni: Kam aq nivel sa të mbyll televizionin kur del në TV, dhe të ndaloj familjarët të të shohin.

Robert Aliaj: Po mbylle mër ti, mor trap. Po bën debat të ulët.

Ardit Çuni: Të thuash që nuk ke nivel, është… Unë po tregoj një të vërtetë që ndodh.

Pas debatit, Arditi ka reaguar në Instagram, ku shkruan se banaliteti i Aliajt arrin kulmet sa që i vjen zor ta shikojë me familjen.

Sa turp më vjen që gjendesha në një panel që gjykonte rininë, që gjykonte shijet, që gjykonte tallavanë, që gjykonte Shqiptarët si popull të paedukuar, që gjykonte me fjalë banale nivelin profesional të secilit nga në. Unë nuk jam askushi të them se çfarë është më e mira apo e keqja ashtu siç nuk jam askushi të them se kush është kënga më e mirë dhe a ka një formulë për të pasur këngë profesionale. Mesa di unë dhe kam lexuar gjithçka është ndjenjë dhe emocion, e nëse kjo vjen produkti ka arritur qëllimin.

Për të gjithë kritikët e panelit ju ftoj në një sfidë publike, të bëni një këngë nga këto “profesionalet” që dini ju dhe të fioni vitin tjetër festivalin (mesa di unë e keni bërë disa herë dhe sja keni dalë as në finale të festivalit të dilni) Madje tu tregoni europës aristokracinë dhe artin tuaj sepse Shqiptarët ‘pëlqejnë vetëm muzikën tallava’. Më vjen keq që arrij të largohem nga emisioni live por niveli i Robert Aliajt nuk i shkoj dot as afër sepse fatkeqësisht mbyll TV sa herë ai del, dhe sa herë banaliteti i tij arrin kulmet sa me vjen zor ta shoh me fëmijë dhe familjen vërdallë. Di të them Robert Aliaj dhe çdo kritik tjetër që prej këtij publiku Shqiptar ‘Pa Nivel’ paguheni ende sot ndiqeni ende so, keni frymë dhe jetë akoma sot. A mund të jemi më të mirë? Po sigurisht… A mund të jemi më keq? Poo sigurisht. A ka fund e mira? Jo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com