Romeo dhe vajza e ministrit nisin pushimet në Barcelonë
Romeo dhe Donald Veshaj kanë udhëtuar ditët e fundit drejt Barcelonës, ku duket se po pushojnë pas një sezoni të gjatë televiziv. Pasi përfunduan emisionin “Binjakët”, ata vendosën të udhëtonin drejt Spanjës bashkë për të pushuar në plazhet e bukura të Barcelonës. Mirëpo në këtë udhëtim ata nuk janë krejtësisht të vetëm, të paktën kështu kemi kuptuar nga rrjetet sociale.
Aleksia Peleshi, e dashura e Romeos, po ashtu ka treguar se ndodhet në Barcelonë. Ajo ka publikuar një foto në “Instagram” dhe ka zbuluar vetë vendndodhjen duke nënkuptuar se ndodhet pranë Romeos këto ditë. Prej kohësh Aleksia dhe Romeo po përflitet si çift, por deri më tani gjithçka që na kanë treguar janë postime nga vende të njëjta dhe jo një foto që të konfirmojë këtë marrëdhënie.