Sorry, no posts matched your criteria.

“Roli në filmin ‘Djalli vishet me Prada’ më çoi drejt depresionit”, aktorja e njohur çudit me rrëfimin

Aktorja legjendare e “Djalli vishet me Prada”, Meryl Streep e ka pasur shumë të vështirë që të luante në këtë film. Ky rol i dha asaj një çmim “Oscar” dhe një”Golden Globe”, por përgatitja për të nuk ka paska qenë asapk e lehtë për aktoren.

Së fundmi, filmi shënoi 15-vjetorin e tij dhe më këtë rast Streep dhe yjet e tjerë të filmit folën për “Entertainment Weekly” për kohën kur e xhiruan.

“Meryl është njëriu më pasionant dhe gazmor që ekziston dhe ishte shumë e vështirë për të, që në këtë rol të dilte tërësisht nga vetja. Në mund të shkonim dhe t’i tregonim: Ej, dëgjo pak çfarë ndodhi. Mund të ishte gjëja më interesante dhe gallatë, por Meryl-it nuk i qeshte më buza”, tregoi Emily Blunt.

“Ishte e tmerrshme! Ndihesha e ngecur dhe e vetmuar në guaskën time. Ndihesha e depresionuar. I dëgjoja të gjithë duke u shkrirë së qeshuri. Unë ndihesha kaq e dëshpëruar, sa për një moment mendova me vete: Epo, ky është çmimi që paguan për të qenë shef!”, tha vetë Streep.

Karakteri i saj është shkruar nga një ish-punonjëse e kryeredaktores e Vogue, Anna Wintour, të cilës ia dedikoi librin duke iu referuar punës së vështirë me të.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com