Sorry, no posts matched your criteria.

Rita Ora e papërmbajtshme në Malibu

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, kohëve të fundit ndodhet në Malibu të Kalifornisë.

Ajo ka shkuar atje për projektet e reja, ndërsa nuk ka hezituar që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Pasditen e së enjtes, Ora e shënoi me një sërë fotografish atraktive të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.Ajo shihet ‘topless’ në këto imazhe e veshur vetëm me një palë geta të lidhura me çizmet e saj.

Duke i buzëqeshur kamerës dhe shijuar rrezet e diellit, 30-vjeçarja dukej mjaft tërheqëse dhe e lumtur në këto fotografi.

 “Duke ndjekur perëndime e diellit”, shkroi këngëtarja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Rita përndryshe kohëve të fundit konfirmoi se do të rikthehet sërish në sezonin e ardhshëm të “The Voice Australia” si anëtare e jurisë, ku i janë ofruar një milion dollarë për t’u bërë pjesë e formatit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com