Rikthime dhe surpriza! Shpallet lista e konkurrentëve në Festivalin e Këngës në RTSH
Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të 64-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, me Drejtore Artistike Elhaida Danin, kanë shpallur mbrëmjen e djeshme listën zyrtare të artistëve pjesëmarrës në edicionin e vitit 2025.
Do të jenë 28 artistët që do të ngjiten në skenë këtë vit, një numër që përfshin një miks mes artistëve të njohur të muzikës sonë, artistë të rinj por nuk mungojnë as surprizat e veçanta.
Këngëtarë në garë mund të përmendim Evi Reçin, Sheila Haxhirajn, Kamela Islamajn, Gerta Mahmutaj, Erik Lloshin, Enxhi Nasufin, ndërsa në këtë edicion rikthehen emra si Lorenc Hasrama dhe i shumëpëlqyeri Vedat Ademi. Grupi “2 Farm”, pjesëmarrës në Festivalin e 61-të, është një tjetër rikthim i shumëpritur. Përmendim edhe pjesëmarrjen e këngëtares së dashur FiFi, e cila vjen në një bashkëpunim tjetër me Tiri Gjocin.
Surpriza e parë e këtij edicioni është ngjitja në skenë e aktorit të njohur Erand Sojli, por si këngëtar.
Muajin e ardhshëm pritet të publikohen të gjitha këngët në garë, në mënyrë që publiku të njihet dhe të “përzgjedhë” cilat janë të preferuarat e tij.
Festivali i 64-t i Këngës në RTSH do të vijë për 4 net me radhë, ku nata e parë dhe e dytë do të jenë netët konkuruese, e treta do i përkasë nostalgjisë, ndërsa e katërta do të jetë nata që do të nxjerrë dhe këngën fituese.
Kjo është lista e plotë e konkurentëve:
- 2 Farm
- Alis
- Egzon Pireci
- Endri Kaçaçi
- Enxhi Nasufi
- Erand Sojli
- Erik Lloshi
- Evi Reçi
- Fifi & Tiri Gjoci
- Frensi
- Gerta Mahmutaj
- Ghiti
- Gresa Gjocera & Bledi Kaso
- Inis Neziri
- Kamela Islamaj
- Kimi
- Kleansa Susaj
- Lorenc Hasrama
- Luna Çausholli
- Malvina Likaj
- Rezarta Smaja
- Rigersa Loka
- Sara Kapo
- Savjana Vjerdha
- Sheila
- Sihana Haxhnikaj
- Threex
- Vedat Ademi
