Sorry, no posts matched your criteria.

Rikthim në punë pas pushimeve? Si t’i shpëtoni depresionit

Gjatë pushimeve, secili prej nesh e humbet sensin e kohës duke u relaksuar në maksimum, pa menduar për angazhimet e shumta, e sidomos për ato të cilat lidhen me punën. Fatkeqësisht, pushimet ikin sa hap e mbyll sytë dhe më pas fillon stresi i përditshëm. Pas pushimeve të verës, kthimi në shtëpi mund të jetë vërtet i vështirë. Ka shumë njerëz që përjetojnë depresion pas udhëtimeve të verës. Jemi zyrtarisht në vjeshtë dhe shumica prej jush me siguri i kanë mbyllur pushimet e kësaj vere.  Nëse për ju kthimi në punë dhe në rutinën e përditshme është paksa i vështirë ne do t’ju tregojmë disa hapa se si ta kaloni sa më lehtë këtë periudhë:

Dilni me miqtë

Miqtë janë zgjidhja në çdo situatë. Sa herë ndiheni të mërzitur, por edhe në rastin kur ktheheni nga pushimet, miqtë janë personat e duhur që duhet të telefononi. Mos qëndroni në shtëpi, por dilni sa më shumë me miqtë, derisa humori juaj të stabilizohet.

Kujdesuni për veten

Zakonisht, njerëzit me pushime qëndrojnë të lirë nga “pispillosja” e tepërt: pra, janë më natyralë, vishen me thjeshtë dhe vajzat preferojnë të qëndrojnë pa grim. Mirëpo, kur të ktheheni në jetën e përditshme duhet të filloni sërish të kujdeseni për pamjen tuaj.

Mos u ktheni direkt në punë

Shumica e njerëzve, menjëherë pas pushimeve kthehen në punë. Ajo çfarë ju sugjerojmë ne është të pushoni qoftë edhe 2 ditë në shtëpi, pas kthimit nga udhëtimi. Këto dy ditë do t’ju ndihmojnë për të kuptuar se pushimet kanë mbaruar dhe duhet t’i riktheheni jetës së përditshme.

Kultivoni lule

Sipas një studimi nga revista “HortScience”, teksa vëzhgoni kopshtin tuaj që rritet, ndjenja e përmbushjes me kënaqësi, rrit edhe koeficientin e lumturisë. Sezoni i vjeshtës është ideal për të kultivuar lule dhe bimë të reja, lulëzimin e të cilave do duhet ta shini me kohë, edhe gjatë dimrit. Sugjerohet që pasi të ktheheni nga puna, bëni mirë të relaksoheni duke u marrë me kopshtin tuaj, me mbjelljen e luleve.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com