
Ravesa Nano:Woman in business!
Ju keni dëgjuar për agroturizmin “Nano Bio Food”?! E kush nuk ka dëgjuar. Epo në krye të tij qëndron një grua dhe ajo është, Ravesa Nano. Juriste me profesion Ravesa arrin të menaxhojë jo vetëm “Nano Bio Food” por edhe dy biznese të tjera që janë të ndryshme nga fusha e kulinarisë. Cili është suksesi i saj?! Të qënurit sistematike dhe mbi të gjitha këmbëngulëse në atë që ajo dëshiron. Në këtë intervistë do të mësoni më shumë rreth kësaj zonjë simpatike që ja vlen ta njohësh.
Ravesë si fillim na thuaj kuptimin e emrit tënd?
Unë kam lindur në orën 3 të mëngjesit, pikërisht në orarin kur bie vesa, për këtë arsye halla ime m’a vendosi emrin Ravesa.
Një juriste në krye të biznesit, si rrinë këto dy gjëra me njëra-tjetrën?
Mendoj që është një një vlerë e shtuar. Sistematiciteti, formimi dhe aftësitë e njohurive juridike janë një aset më shumë në menaxhimin dhe zhvillimin e një biznesi. Sipërmarrja në vetvete kërkon guxim si dhe të rrezikosh, nga ana tjeter profesioni i juristes te krijon nje aftesi shumë të forte të vlerësimit të riskut dhe kjo më ka ndihmuar që të ndërmarr gjithnjë vendime të ekuilibruara dhe peshuara, të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Praktikisht marr më të mirat si nga profesioni për të cilin jam shkolluar në universitet ashtu edhe nga profesioni që më ka mësuar praktika në jetë dhe përpiqem t’i kombinoj frytshëm.
Menaxhon me sukses disa biznese, si ja del?
Unë kam patur fatin e mirë që mami të tre fëmijëve na merrte që shumë të vegjël në punë, kështu që ngarkesa ka ardhur gradualisht dhe me vitet që kalonin stërvitesha dhe më shumë me të qenurit “full” time e impenjuar. Padiskutim ka momentet e veta të lodhjes ky stil jetese, por nga ana tjetër nuk do të dija të beja ndryshe. Gjithashtu jam dhe me shumë fat pasi njerezit me të cilët bashkëpunoj për mua janë më shume se familje.
Sa kohë të mbetet për Amar?
Amar praktikisht më ka shoqëruar që ditët e para pasi lindi në pune dhe vazhdon ende sot, pas shkollës dhe impenjimeve shkollore, të jetë me mua kudo.
Nëse do ta përshkruaje Ravesën me tri fjalë cilat do të ishin ato?
Këmbëngulese, sistematike dhe kërkuese sidomos ndaj vetes.
Planet për 2025…
Të vazhdojmë të zhvillohemi fort me dinamikën e kërkesave të tregut, në të gjitha kompanitë tona si dhe zgjerime në fusha të tjera investimi.