Qëllohet në mes të restoranit, ndërron jetë reperi i njohur
Reperi PnB Rock ka ndërruar jetë në moshën 30 vjeçare, pasi u qëllua për vdekje në restorantin ‘Roscoe’s Chicken & Waffles’ teksa po darkonte me të dashurën e tij.
Reperi i hitit “Egoist” u shpall i vdekur të hënën në një spital të LA, ku u dërgua me urgjencë vetëm pak minuta pas të shtënave.
Sipas TMZ thuhet se personi i dyshuar kishte si qëllim për të grabitur PnB, pasi ai postoi një video të tij duke treguar bizhuteritë e tij të shtrenjta më herët gjatë ditës.
Ai është ende në kërkim. Thuhet se në restorant ka kamera që mund të ndihmojë policinë ta identifikojë atë.
PnB Rock u transferua në LA nga Filadelfia pasi nënshkroi një marrëveshje rekord me Atlantic Records pas mikstit të tij debutues në 2014. Emri i tij artit i referohet një cepi rruge në lagjen Philly ku ai u rrit, Pastorius dhe Baynton.
Përgjatë viteve të tij në muzikë, PnB Rock ka bashkëpunuar me artistë duke përfshirë Ed Sheeran , Chance the Rapper , Wiz Khalifa , 2 Chainz , Kodak Black , Young Thug dhe A Boogie ëit da Hoodie .
Përveç mixtape-ve të tij të shumtë, PnB Rock publikooi dhe dy albume “Catch These Vibes” të 2017-ës dhe “TrapStar Turnt PopStar” të 2019-ës.
PnB Rock ka lënë pas dy vajzat e tij, Milan dhe Xuri, të cilat i ka me partneren e tij.