Sorry, no posts matched your criteria.

“Pse vazhdon të mbetesh shtatzënë?” – Cardi B ka një përgjigje të thjeshtë për ndjekësin

Reperja amerikane Cardi B nuk rresht kurrë së qenuri gazmore, jo vetëm gjatë daljeve të saj nëpër intervista, por edhe në profilet e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, fituesja e çmimit Grammy në muzikë, e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të 4-t, ka pasur një komunikim virtual me një nga ndjekësit e saj.

“Nuk ndihem rehat as kur ulem, as kur shtrihem e as kur çohem në këmbë. Nuk e përballoj dot më.” – ka shkruar Cardi teksa frazat e saj i ka shoqëruar me një imazh-meme të famshme, si për të thënë që gjendja e saj aktuale është e tillë, për shkak të shtatzënisë.

Ndër shumë komentetve që i kanë ardhur, njëri ishte ai që ka tërhequr vëmendjen e reperes, i cili e pyeti “atëherë përse vazhdon të mbetesh shtatzënë?”

Një pyetje kjo, përgjigjen ndaj së cilës Cardi B e ka dhënë vetëm si ajo di të përgjigjet. “Mbetem shtatzënë se vazhdoj të bëj seks…” – shkruan reperja 32-vjeçare, e cila pret fëmijën e katërt, këtë herë me sportistin Stefon Diggs, ndërkohë që nga marrëdhënia e saj e gjatë me reperin Offset ka 3 fëmijë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com