
Prindërit e Rita Orës nisin pushimet në Shqipëri
Prindërit e Rita Orës kanë nisur pushimet verore në Shqipëri. Besniku dhe Vera njoftuan për këtë pushim, për të cilin ndihen të lumtur. Kjo dëshmohet edhe nga fotot e postuara në Isntagram për ndjekësit e vet.
Ashtu si shihet prindërit e këngëtares kanë zgjedhur të pushojnë në Vlorë, por kanë vizituar edhe Luginën e Patokut. Nga ajo që shihet këngëtarja nuk do ti bashkangjitet prindërve në këto ditë të nxehta vere në vendin tonë.