Sorry, no posts matched your criteria.

Princ William dhe Kate Middleton publikojnë kartolinën e tyre të Krishtlindjes

Teksa festat e fundvitit po afrojnë Princi dhe Princesha e Whales kanë ndarë portretin familjar që do të përdorin në kartolinën e tyre të 2022.

Fotoja e shkrëpur nga fotografi Matt Porteous është realizuar në fillim të këtij viti në shtëpinë e tyre në Norfolk , Angli.

Zbulimi i kartolinave të Krishtlindjeve është kthyer në një traditë dhe çifti mbretëror e kanë bërë zakon të bëjnë foto për këtë rast. Këtë vit, familja është shfaque të kapur për dore me veshje komode ndërsa ecin në një shteg.

Në vitin 2021, Princi William dhe Kate Middleton përdorën një foto familjare nga udhëtimi i tyre në Jordani, ku ai dhe fëmijët kanë veshur pantallona të shkurtra, ndërsa ‘vajzat’ veshin fustane verore.

Në vitin 2020, ata zgjodhën një pamje më dimërore, por edhe më të relaksuar, për një foto në të cilën ishin ulur mbi kashtë. Ndërsa në vitin 2019 kanë pozuar me një motoçikletë të shkollës së vjetër.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com