Sorry, no posts matched your criteria.

“Po sikur të vdes të nesërmen?” – Selena Gomez ka frikë se humb gjithçka ka arritur deri tani

Shumëkush mund të mendojë se Selena Gomez është një vajzë me fat dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar për asgjë, ama ajo e ka gjithnjë frikën se diçka jo e mirë mund të ndodhë nga momenti në moment.

Gjatë diskutimeve në panelin e konferencës “Fortune’s Most Powerful Women” në Washington, aktorja dhe këngatarja u rrëfye edhe për frikërat irracionale se mund të humbasë papritur gjithçka për të cilat ka punuar derimë sot, nga marrëdhënia me bashkëshortin Benny Blanco, te pasuria miliona dollarëshe.

“Kjo është mënyra si unë funksionoj: sa herë që një gjë shumë e bukur më ndodh në jetë, unë pres që të ndodhë diçka e keqe më pas. Kështu që në vend që të shijoj momentin, gjithmonë, mendoj se çfarë mund të bëj që çdo gjë mos të zhduket të nesërmen.” – i tha Selena, audiencës prezente në konferencë.

“Ky është konflikti i brendshëm që më mundon gjithmonë. Edhe pasi u martova nisa të mendoja: Po sikur të vdes ditën tjetër?” i shtoi më tej këngëtarja 33-vjeçare.

Por pavarësisht mendimeve ankthioze, Selena dhe Blanco janë të lumtur që pas martesës së tyre në shtator, ku menjëherë pas ceremonisë ai e cilësoi bashkëshorten e tij si një “princeshë të jetës reale”.

Edhe më mirë është performanca e kompanisë kozmetike “Rare Beauty” e Selena Gomez, e cila me rritjen e saj muaj pas muaji e ka kthyer Selenën tashmë në një miliardere, e jo më “thjesht” një milionere.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com