Sorry, no posts matched your criteria.

Pique i lë fëmijët duke pritur në shi, vërshojnë komentet negative në Twitter

Jeta e Shakirës dhe Piques i intereson shumë më tepër mediave të huaja tashmë që ata janë ndarë .Pique dhe Shakira mund t’i kenë ndarë rrugët e tyre, por dy fëmijët që patën nga lidhja e tyre e gjatë e mbajnë në kontakt yllin kolumbian dhe ish-lojtarin e Barcelonës.Në njëzet e katër orët e fundit, një video që po bën xhiron e internetit ka “shënjestruar” Pique dhe mënyrën se si ai kujdeset për djemtë e tij, Sasha dhe Milan.Një nga paparacët që rrinte jashtë shtëpisë së Shakira-s i pa dy djemtë e vegjël që endeshin në shi, pak pasi babai i tyre i zbriti në një distancë të shkurtër nga shtëpia e nënës së tyre.Europa Press ka shpërndarë një video ku shfaqen dy fëmijët duke zbritur nga makina e Piques për të hyrë në shtëpinë e nënës së tyre. Mirëpo, atyre u është dashur të presin shumë për të hyrë në shtëpi dhe për pasojë janë lagur nga moti i keq, pasi në Barcelonë binte shi dhe frynte erë.Fëmijët qëndruan në rrugë derisa u hap dera dhe Pique u largua me makinë sapo ata hynë në shtëpi. “Sa baba i tmerrshëm, nuk i ndihmon me valixhet, nuk i thotë lamtumirë me dashuri dhe Milani i gjorë mezi e mbante valixhen”, shkruhet në një nga komentet në video. “Çfarë baba është ai… kaq i çmendur del me derën hapur… dhe nëse fëmija i tij varej nga makina nuk do ta vinte re o zot”, komentoi një tjetër .

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com