Përkrah Borës në festën e ditëlindjes, Noizy flet më në fund për raportin me moderatoren
Noizy dhe Bora janë përfolur ditët e fundit për një lidhje të mundshme. Ishte pikërisht prania e tij në ditëlindjen e moderatores ajo që ngriti dyshime për një raport të ri mes tyre. Por duket se reperi e ka përgënjeshtruar këtë lajm, duke folur për herë të parë për raportin e tyre.
Në një intervistë për “Why?Not” me moderatore, Roza Lati, Noizy thotë se me Borën janë miq dhe se nuk ka asgjë më shumë mes tyre. Noizy: Premtoj që nuk kam asgjë. Është thjesht një shoqe. Nuk e dija që ishte edhe ditëlindja e Borës. Festa që u komentua ishte ditëlindja e shoqes së Borës, Elona Balaj. Borën e kam shoqe, asgjë më shumë.