Pendohet Kanye: Për çfarë divorci po flasim, dua të jem me familjen time
Kanye nuk duket të pranojë faktin se ai dhe Kim Kardashian nuk janë së bashku, pavarësisht nëntë muajve tyre që jetojnë larg.
Reperi i njohur së fundmi ka dhënë një intervistë të plotë në emisionin “Drink Champs” dhe ka pranuar se pavarësisht divorcit që i ka ardhur, ai dëshiron të jetë me “ ish- bashkëshorten ” .
Në fakt, ai fajësoi emisionin Saturday Night Live , ku shfaqej Kim Kardashian, pasi sipas tij produksioni e detyroi të thoshte frazwn “ U divorcova nga ai për arsye komerciale ”.
“Për çfarë lloj divorci po flasim?” Unë as që i kam parë letrat e mia. “Po ta marrim realisht as që ndahemi”, tha reperi.
Më pas ai shpjegoi se dëshira e fëmijëve të tij dhe atij vetë është të jenë së bashku.
“Ajo që ata duan janë prindërit e tyre së bashku. Kjo është ajo që unë dua, të jem me familjen time,” tha ai .
Reperi fsheh shumë inat pasi beson se disa të tretë ia kanë “fryrë mendjen” me idenë e divorcit.
“Nuk e duroj famën e saj, as dadot e fëmijëve tanë”, shpjegon ai për publicitetin e papritur që Kim mori pas lajmit të divorcit.
Nga ana tjetër, sigurisht, ndoshta takimi romantik i fundit i Kim me Pete Davidson të jetë arsyeja e ‘ gatishmërisë së papritur ‘ të Ëest Kanye për të rifitojë ish-bashkëshorten.