Sorry, no posts matched your criteria.

Pasi Meghan dhe Harry hoqën dorë nga Pallati Mbretëror, çfarë titulli do të ketë Lilibet Diana e vogël?

Ardhja në jetë e vajzës së Princ Harry-t dhe Meghan Markle, Lilibet Diana ka qenë në fokusi i mediave të huaja këto ditë.

Por cili do të jetë titulli mbretëror që do të marrë Lilibet?

Ashtu si djali i tyre i madh, Archie, Lili i vogël nuk do të mbajë një titull mbretëror. Në fakt, ajo nuk mund të quhet as princeshë. Dhe e gjithë kjo për shkak të një rregulli që ekziston për rreth 100 vjet. Për shkak se e vogla dhe vëllai i saj janë shumë larg në trashëgiminë e fronit ata nuk mund të kenë asnjë titull, as mbrojtje nga pallati.

Kur Mbretëresha vdes ose ngjitet në fron dhe Charles bëhet mbret, ai do të jetë në gjendje t’i japë Archie dhe Lilit tituj nëse dëshiron.

Por, kush po e ndihmon çiftin të kujdeset për dy fëmijët? Një person shumë i veçantë: mamaja e Meghan Markle.

Meghan ashtu edhe Princ Harry kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me Dorian.

Madje, ata janë mirënjohës që ajo jeton në shtëpinë e tyre në Montecito, California, për të ndihmuar me Lilin dhe Archie.

“Meghan është shumë mirënjohëse që ka nënën e saj si mbështetje dhe Harry thjesht e adhuron atë’’.- tregoi një burim.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com