Pasi konfirmoi lidhjen me Ben Affleck, flet Jennifer Lopez: S’kam qenë kurrë më mirë
Jennifer Lopez ka folur për herë të parë për rikthimin me Ben Affleck. Lopez në një intervistë me Zane Lowe në ‘Apple Music 1’ për të promovuar këngën e re ka treguar se ndihet e lumtur me jetën e saj të re. Duke folur për ndryshimet Lopez i ka këshilluar fansat të bëjnë një hap para. ‘Ka të bëjë me ndryshimin dhe me hapin. Unë vetëm avancoj, thjesht bëj një hap. Nuk ka rëndësi djathtas apo majtas. Bëni një hap, kur gjërat nuk ndihen mirë, kur të duhet të ndryshosh, kaq, ‘- tha ajo.
Edhe pse nuk e përmendi Affleck me emër, ajo tregoi se është ‘super e lumtur’. “Unë kurrë nuk kam qenë më mirë. Unë vetëm dua që të gjithë ta dinë se është koha më e mirë e jetës sime, ‘- shtoi ajo. Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, pasi ishin ndarë rreth 20 vjet më parë, u rikthyen bashkë menjëherë pasi këngëtarja i dha fund me Alex Rodriguez.