Pas programit sportiv, ja formati ku do ta shohim Beniadën
Ndonëse fillimisht u tha se Beniada do të ishte pjesë e emisionit “Procesi sportiv”, pak ditë më parë Edi Manushi pranoi në festën e “Big Brother Vip” se ajo do të jetë pjesë edhe e programit “E diell”.
Së fundmi, modelja ka publikuar një foto me Argjira Spancën, shoqëruar me mbishkrimin “Së shpejti”. Beniada ka lënë të kuptohet se rubrika që do të drejtojë në programin e së dielës do ta bashkojë me Argjirën, por detajet se për çfarë bëhet fjalë nuk i kanë zbuluar ende.
Ndërkohë, të gjithë po presim me shumë kuriozitet sesi do të përshtat modelja me shqipen e saj aq të veçantë si moderatore. Tashmë koha e saj do të ndahet mes sportit dhe formatit të ri që pritet të nisë së shpejti, ku me aq sa dihet ka lidhje me fushën e bukurisë, format ky që i rri më së miri Beniadës.
Ashtu siç ka deklaruar edhe në shtëpinë e “Big Brother”, ëndrra e saj më e madhe është televizioni dhe tashmë kjo ëndërr duket se po i konkretizohet.