Sorry, no posts matched your criteria.

Nga aktor, në politikan, kush është presidenti Volodymir Zelensky?

Sot do ta nis me fjalët e shumëpritura, të cilat dëshiroj t’i shpall me krenari. Më në fund! Ukraina është e bashkuar… Kjo është fitorja jonë.”, tha presidenti i Ukrainës në videomesazhin e publikuar së fundmi për popullin e tij. Por ky fjalim është thënë edhe më parë nga Zelensky në skenën mbyllëse të filmit “Servant of the People” (Shërbëtori i Popullit), ku ai lunate rolin e një mësuesi të ndershëm i cili më pas bëhet president.

Para se të zgjidhej president i Ukrainës, Volodymy Zelensky, shkruante një rrjetet e tij sociale se është falendërues që ideologjia çnjerëzore e nazizmit është një gjë e së shkuarës, teksa vizitonte varrin e gjyshit të tij Semyon Ivanovich Zelensky, i cili ka luftuar në Ushtrinë e Kuqe të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Duke pasur parasysh situatën akutale, ky status i publikuar 3 vite më parë do të dukej i çuditshëm bazuar edhe në pretesktin e presidentit Vladimir Putin për nisjen e luftës. Shtojmë këtu që lideri i Ukrainës jo vetëm është hebre, por shumë nga të afërmit e tij janë vrarë nga nazistët gjatë Holokaustit.

Por kush është presidenti i Ukrainës përtej paraardhësve të tij hebrenj?

Zelensky si aktor

Presidenti i Ukrainës u diplomua për Drejtësi në Universitetin Ekonomik Kombëtar të Kievit. Më pas, ai nisi karrierën e tij si aktori komik dhe krijoi kompaninë Kvartal 95, e cila prodhon filma, filma vizatimorë dhe shfaqje televizive.

Ai u bë mjaft i njohur kur luajti rolin e një mësuesi shkolle i cili më pas zgjidhet president dhe tejkalon ligjvënësit e tjerë, në serialin  “Servant of the People” (Shërbëtori i popullit).

Seriali nuk e bëri Zelensky-n vetëm një yll filmi. Ai shërbeu si trampolinë për fushatën e tij presidenciale në jetën reale. Partia e tij u quajt po njësoj, “Shërbëtori i Popullit”. Në prill të vitit 2019, brenda një muaji nga finalja e shfaqjes, komediani u zgjodh president i Ukrainës.

Por ky serial nuk e bëri Zelensky vetëm një yll filmi. Ai shërbeu si trampolinë për fushatën e tij presidenciale në jetën reale me partinë që u quajt gjithashtu “Shërbëtori i Popullit”. Në prill të vitit 2019, brenda një muaji nga finalja e shfaqjes, komediani u kthyer tashmë në politikan u zgjodh president i Ukrainës.

Zelensky si një fytyrë e re në fushën politike në Ukrain

Para zgjedhjeve në Ukrainë, Zelensky u pyet se kush është ndryshimi i tij nga kandidatët e tjerë për president. Ai tha: “Kjo është një fytyrë e re. Unë kurrë nuk kam qenë në politikë. Nuk i kam mashtruar njerëzit. Ata identifikohen me mua se jam i hapur, lëndohem, inatosem, mërzitem… Nëse jam pa përvojë në diçka, jam i papërvojë, nëse nuk di diçka, e pranoj.”

Përveç premtimeve për të frenuar ndikimin e manjatëve në politikë, Zelenskuy-t i duhej të shmangë dhe zhdukës dyshmet se ai është një kukull e oligarkut Ihor Kolomoisky, i cili zotëronte kanalin televiziv ku u transmetua “Shërbëtori i Popullit”.

Zelënskiy u përshfshi edhe në politikën e SHBA-së pasi u raportua se ish-presidenti Trump u përpoq ta detyronte atë të hetonte rivalin demokrat Joie Biden mbi marrëveshjet e biznesit në Ukrainë (Senati i SHBA-së i kontrolluar nga republikanët e shpalli Trump-in të pafajshëm).

Zelensky dhe konflikti me Putin

Presideni i Rusisë, Vladimir Putin dhe qeveria e tij kanë ngritur vazhdimisht akuza se qeveria e Ukrainës e zgjedhur në mënyrë demokratike është një regjim “fashist” ose “nazist”. Zelensky ndiqte vendime politike më së shumti perëndimore që nuk i ngjajnë atyre të Putin-it. Presidenti ukrainas, duke u ndierë i rrezikuar nisi “të shpqërohej” me liderët perëndimorë dhe Presidentin e SHBA, Joe Biden.

Zelensky dhe lufta në Ukrainë

Lufta në Kiev nisi këtë të enjte, kur presidenti i Rusisë Vladimir Putin hodhi raketa drejt kryeqytetit ukrainas në orët e para të mëngjesit.

Në fjalimin e tij televiziv të së premtes në mëngjes, me një bluzë të gjelbër e me rrathë të errët poshtë syve, presidenti ukrainas foli me një ton sfidues dhe lavdëroi forcat e armatosura për “mbrojtjen e shkëlqyeshme të vendit”.

“Tani është një moment i rëndësishëm. Fati i vendit tonë po vendoset”, tha ai.

Zelensky ka qenë gjithashtu aktiv në mediat sociale, duke përdorur llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram për të postuar përditësime dhe për të siguruar ukrainasit se ai po qëndron në atje për të udhëhequr rezistencën.

Në një video të postuar të shtunën në mëngjes me titull “mos u besoni falsifikimeve”, Zelensky zbuloi se ai është ende në Kiev.

Unë jam këtu. Ne nuk po i ulim armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta dhe e vërteta jonë është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjitha këto.” tha Zelensky.

Zelensky gjithashtu ka refuzuar një ofertë të SHBA-së për evakuim nga Kievi, tha të shtunën në Tëitter ambasada e Ukrainës në Britani.

“Lufta është këtu; unë kam nevojë për municion, jo një xhiro. Ukrainasit janë krenarë për Presidentin e tyre “ i tha Zelensky SHBA-së, sipas ambasadës.

Rreziku me të cilin përballet Zelensky nuk është më vetëm politik. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, tha se Zelensky mbetet një “objektiv kryesor për agresionin rus”, ndërsa vetë Zelensky tha se Rusia e kishte shënuar atë si “objektivin numër një”.

“Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke shkatërruar kreun e shtetit,” tha ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com