Sorry, no posts matched your criteria.

Pas Parisit dhe Romës “Emily in Paris” zhvendoset në …

Pas Parisit dhe Romës, seriali i njohur i Netflix “Emily in Paris” do të zhvendoset në Venecia për sezonin e pestë. Lajmi u konfirmua nga guvernatori i rajonit Veneto, Luca Zaia, i cili tha se xhirimet do të zhvillohen midis 5 dhe 15 gushtit.

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm që tregon se rajoni ynë po tërheq gjithnjë e më shumë prodhime të mëdha ndërkombëtare,” u shpreh Zaia për mediat italiane gjatë fundjavës.

Regjisori i serialit, Andrew Fleming, është aktualisht në fazën e përzgjedhjes së vendeve të xhirimit në bashkëpunim me Komisionin Rajonal të Filmit të Venetos dhe kompaninë vendase 360 Degrees Film.

Sezoni i pestë nisi xhirimet në Romë në muajin maj dhe më pas ekipi u rikthye në Paris në qershor. Pjesëmarrja e Venecias në sezonin e ri vjen në një kohë kur qyteti ndodhet në qendër të vëmendjes për ngjarje luksoze si dasma e Jeff Bezos me Lauren Sanchez, e cila u shoqërua me protesta nga aktivistët që denoncojnë transformimin e qytetit në një destinacion për të pasurit, në dëm të banorëve vendas.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com