Sorry, no posts matched your criteria.

Pas paraqitjes në “Golden Globes”, Selena Gomez iu përgjigjet komenteve negative rreth peshës

Selena Gomez i është përgjigjur komenteve që ka marrë në rrjetet sociale gjatë “Golden Globes” për format e saj trupore.

Ajo u akuzua se ishte më e trashë se normalja dhe shumë përdorues të Twitter e kritikuan atë, por tashmë, aktorja 30-vjeçare u është përgjigjur të gjithëve. E veshur me një fustan “Valentino” pa rripa me një dekolte të thellë, ajo ishte një nga yjet e ceremonisë, si dhe u nominua për ‘Aktoren më të mirë’. Kritikat erdhën teksa ajo pozoi para kamerave pas mbërritjes së saj, gjatë një videoje në Instagram, Selena iu drejtua kritikëve e shoqëruar nga motra e saj 9-vjeçare, Gracie Elliott Teefey.

“Unë jam pak më e  madhe tani sepse u argëtova me pushime. Por ne nuk na intereson”, u shpreh Gomez. Pesha dhe ndryshimet e saj në fizik i kanë shkaktuar shumë probleme, ajo u zhduk nga rrjetet sociale në vitin 2019, por tani duket se është në një vend shumë më të mirë për t’u përballur me komente të tilla të pajustifikuara.

Selena shpjegoi gjithashtu se ideja që kishte në kokën e saj se si do të ishte e ardhmja e saj e lëndoi shumë vitin e kaluar. “Mendova se do të martohesha në moshën 25-vjeçare dhe nuk mund të isha më e hutuar. Ajo ide më shkatërroi sepse as nuk i afrohesha asaj që imagjinoja gjithmonë”, kishte deklaruar ylli.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com