Sorry, no posts matched your criteria.

Pas debatit me Sara Hoxhën, Mozzik mbështet publikisht Dafina Zeqirin

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik po korr suksese të një pas njëshme në estradën muzikore.

Ai është aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit foto nga jeta e tij private dhe profesionale.

Së fundmi reperi ka postuar në InstaStory një foto të këngëtares Dafina Zeqiri, duke treguar kështu që ai ka një marrëdhënie të mirë duke e cilësuar atë personin më të miër që ai ka njohur.

“Edhe e mendova ta shkruaj apo jo, por po e shkruaj. Më ka ra që të punoj me shumë emra në estradën tonë. E jashtë, ndërkombëtar. Por nuk kam se si mos ta përmend se je më e mira. Është njeriu më i mirë që kam takuar këtë vit. E mos të flas që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë me të. Komplet energji, talent, pa urrejtje, asnjëherë nuk e kam dëgjuar duke folur keq për dikë. Zemrën e mirë, punën e pastër, qëllimin e qartë. E dashur, e respektueshme. Ti je shembulli më i mirë që mundet të bëjë një femër”– ka shkruar Mozzik.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com