Sorry, no posts matched your criteria.

Pas 7 viteve mungesë, Meghan Markle do t’i rikthehet aktrimit në një komedi

Dukesha e Sussexit, Meghan Markle do t’i rikthehet karrierës së saj si aktore për një rol të vogël episodik në filmin “Close Personal Friends”.

Sipas raportimit të “Variety”, ajo do të interpretojë krah aktorëve Lily Collins, Jack Quaid, Brie Larson dhe Henry Golding në këtë komedi që ka nisur xhirimet rreth Los Angelesit.

Filmi flet për një çift të zakonshëm që rastësisht takon një çift të famshëm gjatë një udhëtimi në Santa Barbara. Kur ata miqësohen, historia komplikohet dhe fillojnë dramat.

Kujtojmë se Meghan ka qenë pjesë e serialit të famshëm “Suits” për 7 sezone rresht, u shfaq në rol në filmat “Horrible Bosses” dhe “Remember me”, para se të martohej me Prince Harryn në vitin 2018. Që prej atëherë, pra për 7 vite Markle nuk e ka ushtruar profesionin e saj të aktores. Ajo ka qenë vetëm pjesë e ndonjë dokumentari, ose ka luajtur rolin e drejtores ekzekutive në serialin-dokumentar “Polo” dhe “Live to Lead”. Përveç këtyre dukesha ka treguar stilin e saj të jetesës në seritë e “With Love, Meghan”.

“Është një kapitull i ri i jetës sime ky, apo jo? Jam krenare për punën që kam bërë deri tani, por ka ardhur koha që të bëj punë në grup me Harryn.” – u shpreh Meghan në një intervistë në vitin 2018, pasi përfundoi eksperiencën me “Suits”.

Mesa duket, malli për profesionin e saj është shtuar me kalimin e kohës, çka e ka bërë dukeshën e Sussexit t’i kthehet kapitullit të vjetër, për të cilin Prince Harry e ka mbështetur gjithmonë, duke dalë edhe kundër familjes mbretërore.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com