Pamela Anderson në një lidhje?!
Pamela Anderson dhe Liam Neeson kanë ndezur rrjetin me kiminë e tyre gjatë promovimit të filmit të ri komik “The Naked Gun”, duke ngritur pyetjen: A janë thjesht kolegë… apo më shumë?
Neeson ka shpërndarë komplimente të hapura për Andersonin, duke e quajtur atë “jashtëzakonisht seksi” dhe duke pranuar për People se është “çmendurisht i dashuruar” me të. Nga ana tjetër, Pamela e përshkroi marrëdhënien e tyre si “shumë të sinqertë dhe të dashur”, madje tha për “The Sun” se “do ta ndiqte kudo”. Edhe nëse këtë e kanë si formë promovimi po e bëjnë atë në mënyrë fantastike.