Orinda Huta pozon me barkun e rrumbullakosur
Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Turi me anë të një postimi në Instagram.
Më pas ishte Orinda ajo e cila zbuloi gjininë e bebit duke thënë se po presin një vajzë dhe nuk kishin si të ishin më të lumtur se kaq.
Moderatorja po e shijon në maksimum shtatzëninë e saj, saqë ka postuar një foto me barkun e rrumbullakosur.
Shtatzënia e ka ndryshuar trupin e moderatores, siç mund ta shihni edhe në këtë foto.
Turjan Hysko ishte i ftuar së fundmi në emisionin për fëmijë “Në kurthin e PIter Pan”, ku foli edhe për pritjen e ëmbël të Orindës.
“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku i Orindës. Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhurojë shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”, tha Turjan Hysko.
Gjithashtu ai tha se emrin për vogëlushen e tyre nuk e kanë zgjedhur akoma, por e sigurt është që do të fillojë me shkronjën A.