Sorry, no posts matched your criteria.

A keni provuar një “déjà vu”?

Të gjithë ne e kemi përjetuar të paktën një herë “déjà vu”. Por çfarë është ajo?

Sipas studiuesit Akira O’Connor, është një shenjë që tregon se truri po kontrollon kujtimet tona. Në Britani është realizuar një teknikë në universitetin e St. Andrews duke përdorur kujtimet false.
Kjo teknikë ka të bëjë me lidhjen e fjalëve me njëra-tjetrën si për shembull krevat, jastëk, ëndërr, por nuk është përfishirë fjala kyç gjumi. Të nesërmen këta persona janë marrë në pyetje dhe janë shprehur se kanë dëgjuar edhe fjalën gjum, e cila nuk ishte reale, por thjesht një kujtim fals.
Më poshtë ju paraqesim disa nga arsyet përse ajo ndodh:

1- Stresi
Kur stresohemi i shkaktojmë trurit presion dhe kjo mund të rezultojë në krijimin e fenomenit “déjà vu”.
2- Mosha e re
Të rinjtë e përjetojnë më së shumti nga mosha 15-25.
3-Truri është duke punuar
“Déjà vu” vërteton se truri funksionon më së miri.

Burimi: Bustle

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com