Ori Nebijaj merr një vendim të papritur për punën në televizion
Ori Nebijaj, moderatorja e njohur dhe tepër e dashur për publikun, ka kandiduar si deputete në listat e Partisë Demokratike.
Jemi mësuar që ta shohim Orin çdo ditë në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në “Top Channel”, mirëpo ajo ka marrë një vendim të papritur. Mbrëmjen e djeshme Nebijaj ishte e ftuar në emisionin “Binjakët”, në të cilin zbuloi se do të heqë dorë përfundimisht nga televizioni. Ajo tha se ka rënë dakord me drejtuesit që të mbyllë këtë sezon, duke qenë se mund ta ndiqte në të njëjtën kohë me fushatën.
“Do ta lë televizionin, sepse unë do bëhem deputete. Edhe nëse nuk do bëhem deputete, do të largohem, sepse unë do të jem në politikë”, u shpreh Ori e bindur për vendimin e saj.