Oops! Ish-i telefonon Ndriçimin në takimin me Lindën
Dje u transmetua, si çdo të shtunë, “Për’puthen +40. Kësaj rradhe ishte takimi i Ndriçimit dhe Lindës, një takim tepër romantikë.
Ata kanë treguar pëlqim ndaj njëri-tjetrin dhe mesa duket janë në rrugën e duhur.
Mirëpo diçka ndodhi në takimin e tyre. Ishi i Ndriçimit e telefonon atë në takimin me Lindën.
Telefonin e kishte në dorë Linda, e cila u befasua nga kjo telefonatë. Ajo e provokoi Ndriçimin, duke e pyetur nëse mund t’i përgjigjet ajo.
Konkurrenti ia la në dorë Lindës të vepronte si të donte, ndërsa kjo e fundit vendosi ta refuzojë telefonatën.
Në studio u diskutua sërish kjo situatë e sikletshme, e cila e tensionoi Ndriçimin. Ai sqaroi se në telefon nuk ishte ish-gruaja, pasi me të kishte 20 vite që ishte ndarë, por ish-e dashura që kishte 2 muaj që ishte ndarë.
Konkurrenti tregoi se disa ditë më parë, ajo i kishte dërguar një mesazh ku i shkruante se kishte harruar disa gjëra në shtëpinë e tij, ndërsa u shpreh se besonte që kjo ishte arsyeja pse ajo e kishte telefonuar.
Megjithatë, asnjëra prej konkurrenteve nuk i besoi plotësisht fjalët e tij.