Sorry, no posts matched your criteria.

Einxhel dhe Dagz e kanë ndarë mendjen se së shpejti do të bëhen me fëmijë

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë padiskutim një ndër çiftet më me shumë vëmendje këto kohë. Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother ata duken më të bashkuar se kurrë duke e çuar lidhjen e tyre gjithmonë një hap më para.

Së fundmi dy DJ, PM dhe Dagz kanë qenë të ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up”. Në lidhje direkte ka qenë edhe Einxhel e cila ka treguar më shumë rreth bashkëjetesën me Dagzit duke thënë se ai është njeri praktik që nuk të bezdis,duke e ndihmuar atë me punët e shtëpisë.

Duke nisur nga dëshira për t;u bërë nënë të cilën Einxhel e ka shprehur shpesh, moderatorët e pyetën: “A kanë menduar të kenë një fëmijë së bashku”. Shkira u përgjigj me humor që duhet ti mbushni mendjen Dagzit që e keni në studio, nga ana tjetër Dj Dagz tha se mendjen e ka të ndarë që moti, duke na lënë të kuptojnë se të pasurit një fëmijë sigurisht që është në planet e tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com