Sorry, no posts matched your criteria.

Një tjetër hit po vjen?! Ja çfarë thotë Tayna

Tayna, reperja e famshme dhe tepër e suksesshme, para disa ditësh solli një këngë të re me titull ‘WTF’, e cila rezultoi një sukses i vërtetë.

Por hitet për Taynën nuk kanë të ndalur.

Ajo ka ndarë në rrjetin e saj të Instagramit një video dhe mesa duket po punon për një këngë të re.

“S’bon me ni ju hala, ama unë u kënaqa”, ka shkruar reperja krahas videos.

Kujtojmë se pak javë më parë, Tayna dhe Flori Mumajesi, publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre. “Magdalena” rezultoi një sukses i vërtetë, ashtu edhe siç ishte parashikuar në fakt. Kënga e tyre “Magdalena” është dëgjuar kudo, në lokale, makinë dhe siç pritej u kthye në hitin e këtij shkurti. Në qendër të këngës është historia e një djali dhe një vajze, që jetuan një histori të fortë dashurie për një kohë shumë të shkurtër dhe që janë penduar se nuk janë më bashkë. Kështu kjo këngë goditi menjëherë në zemrat e të gjithëve pak ditë pas Shën Valentinit.

Tayna ka treguar më herët se ideja për këtë bashkëpunim ishte e saja dhe se Flori ja pranoi direkt ftesën.

Ndërkohë surprizat e Taynës nuk kanë mbaruar, sepse së shpejti ajo do të vijë me një tjetër bashkëpunim. “Prive” ka mësuar se ajo ka bashkuar forcat me një prej reperëve më në zë të momentit, Don Xhonin. Dyshja do të vijnë shumë shpejt me një bashkëpunim, që ndryshe nga “Magdalena” me Florin nuk do të ketë në qendër një histori dashurie. Kënga tashmë është finalizuar dhe mbetet vetëm të vendoset për datën e publikimit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com