Një tjetër deklaratë nga Harry: Kam përdorur alkool dhe drogë për të përballuar traumën e vdekjes së Dianës
Duka i Sussex tha se trauma e vdekjes së nënës së tij e bëri atë të përdorë alkool dhe drogë për të maskuar emocionet.
Harry ishte vetëm 12 vjeç kur Diana, princesha e Uellsit, vdiq në gusht 1997 në një aksident automobilistik ndërsa ndiqej nga shtypi në Paris.
Në tre episodet e para të Apple TV’s The You You Can Not See, ai trajtoi kujtime traumatike nga fëmijëria, përfshirë momentin kur u fotografua në mënyrë të famshme me vëllain, babanë, xhaxhain dhe gjyshin e tij duke ecur pas arkivolit të Dianës në funeralin e saj.
“Për mua, gjëja që më kujtohet më shumë ishte zhurma e thundrave të kuajve që vraponin”, theksoi 36-vjeçari.
“Ishte sikur isha jashtë trupit dhe po shëtisja duke bërë atë që pritej nga unë. Isha duke treguar një të dhjetën e emocioneve që të gjithë të tjerët po tregonin”, shtoi ai.
Seriali përqendrohet në shëndetin mendor, me Harry që tregon për traumën e humbjes që i shkaktoi atij ankth dhe sulme të rënda paniku nga mosha 28 deri deri në 32 vjeç.