Një nga heronjtë e “Marvel” akuzohet se i ka dërguar regjisores foto të vetat nudo
Aktori i mirënjohur Jeremy Renner është akuzuar nga regjisorja Yi Zhou se i ka dërguar asaj “pa leje” disa foto pornografike, si dhe e ka kërcënuar pas një zënke se do të telefonojë Agjencinë Federale Amerikanë që merret me emigracionin, për ta dëbuar nga vendi.
Kineastja kineze, e cila këtë vit e ka përfshirë aktorin që luan Hawkeye në “The Avengers”, në dokumentarin e saj “Chronicles of Disney” dhe në filmin e animuar “Stardust Future”, ka listuar një sërë akuzash ndaj tij në rrjetet sociale.
“Me trishtim të madh e njëkohësisht e zhgënjyer, më duhet të ndaj me ju një të vërtetë që ka kohë që e mbaj përbrenda. Për herë të parë në muajin qershor, zoti Renner më ka kontaktuar drejtpërdrejt duke më dërguar foto intime të tijat, që në fakt mesa dihet i ka treguar dhe në të shkuarën.” – shkruan Zhou në profilin e saj në Instagram.
Sipas saj, aktori që luan një nga heronjtë e Marvel i ka dërguar disa foto në whatsapp regjisores në formë prezantimi të vetes, si një aktor i aftë dhe yll i Hollywood-it, për ta bindur atë por njëkohësisht edhe për ta joshur. Më tej shton se Jeremy i ka thënë madje edhe se e dashuronte, çka e ka detyruar regjisoren ta përfshijë në dy projektet e saj të vitit 2025, por që ja kanë bërë muajt e fundit shumë të vështirë.
“Hollywoodi fsheh shumë njerëz të tillë dhe sjellet e tyre të këqija për shkak të parave, por duhet të vazhdojmë ende të jemi viktima të heshtura edhe në periudhën pas fushatës ‘Me Too’?” – shton regjisorja.
Vet aktori nuk ka folur drejtpërdrejt, por kanë qenë avokatët e tij të cilët kanë mohuar akuzat.“Janë akuza komplet të pabaza, skandaloze. Janë thjesht shpifje.” – është shprehur Marty Singer, avokati i Renner.
