
Një gabim e bëri Robert Berishën që t’i propozonte Arjolës që fëmijën e katërt ta bëjnë bashkë
Arjola Demiri ka qenë një ndër të ftuarat e emisionit “Robi plaket kur do vetë” nga Robert Berisha. Ajo nuk i shpëtoi ngacmimeve nga moderatori i cili e pyeti aktoren për “4” fëmijët e saj. Arjola menjëherë e korrigjoi duke i thënë se ka 3 fëmijë.
Për të dalë nga situata, Roberti i propozoi që të katërtin ta bëjnë bashkë.
“Të na dalë fëmija me këmbë 50 o Robert”, iu përgjigj Arjola.
“Unë dua vajzë”, vazhdoi aktorja; “Unë jam ekspert vajzash”, ia ktheu Roberti, I cili është baba i dy vajzave.