Sorry, no posts matched your criteria.

Një e tretë midis Andit dhe Jasminës?! Kush është vajza që hyri në mes të çiftit

Jasmina dhe Andi që në fillim janë komentuar nga publiku, por dhe nga konkurrentët aty brenda, për shkak të afrimitetit të tyre.

Ajo që thyu akullin e para ishte Jasmina, ku pak para se të nistë një përballje me Mevlanin, u çua dhe puthi në buzë Andin. Që prej asaj dite nuk kanë munguar puthjet midis njëri-tjetrit.

Andi bëri deklaratën e papritur dhe tepër të fortë që është vetëm për Jasminën në program, mirëpo diçka ka ndodhur dhe dyshja nuk janë më si më parë.

Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, Jasmina ka shprehur se është tepër e lënduar nga Andi dhe se çdo gjë në lidhje më të do ta sqarojë të hënën.

Gjithçka nisi nga një foto që një vajzë kishte publikuar me Andin.

Ajo quhet Tersa Gashi, e cila është drejtoreshë artistike, teksa tregoi se po punonin së bashku për një projekt.

Mirëpo Jasmina s’mendon kështu! 

Sipas konkurrentes, kanë ndodhur shumë ngjarje që do të mësohen shpejt, ndërkohë që nuk preferon të japë më tepër detaje.

Jasmina pretendon se ata janë të lidhur me njëri-tjetrin jashtë emisionit, ndërkohë që ajo vetë është mashtruar siç u mashtrua publiku me çiftin Tea-Andi.

“Dhe mua si ju më kanë mashtruar”- shkruan ajo.

Ndërkohë që ndjekësit përpiqen t’i mbushin mendjen se fotoja e tyre ishte thjesht për punë, Jasmina i kërkon atyre të përdorin psikologjinë e kundërt, pasi gjërat ndryshojnë mes Instagram-it dhe realitetit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com