Sorry, no posts matched your criteria.

Me apo pa publik?! Si do të zhvillohet “Eurovision-i?

Për shkak të pandemisë që ka bllokuar gjithë botën është marrë më në fund vendimi se si do të zhvillohet “Eurovision-i”.

Festivali do të zhvillohet me publikë në sallë dhe do të organizohet në “Ahoy Arena” të Rotterdamit në Maj.

BBC ka raportuar se në arenë do të lejohet prania e 3.500 shikuesve si pjesë e testimit nga qeveria e Holandës.

Arenat do të jetë gjysmë e mbushur dhe spektatorëve do t’u duhet një test negativ për Covid-19 para se të lejohen brenda. Organizatorët e Eurovisionit e kanë mirëpritur këtë vendim dhe kanë thënë se do të “shqyrtojnë opsionet që janë në dispozicion”.

Kujtojmë se para pak ditësh, Eurovision bëri publike renditjen e këngëve për dy netët gjysmëfinale. Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.

Renitja është caktuar nga transemtuesi NPO/NOS/AVROTROS dhe është aprovuar më pas nga Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision, Martin Österdahl.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com