Një ditë para dasmës, Arbër Hajdari ndan foton e parë si dhëndër
Vjeshta do të jetë sezoni i dasmave VIP në Shqipëri. Pas Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës bëhuni gati sepse një tjetër çift i njohur do të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë në fillim të tetorit.
Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli do t’i japin fund beqarisë me një tetor. Më pak se 24 orë nga dita e madhe, ish-opinionisti i “Big Brother Vip” ka ndarë një foto nga klipi i dasmës.
Në imazhin e bërë publik në Instastory duke Arbri i veshur me kostum, pa e treguar fytyrën.
“Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thashë, do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin, ka filluar duke e parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehtë për shkak se Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjavë ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, u shpreh Arbëri disa kohë më parë në një intervistë ku zbuloi si është njohur më partneren e tij.
Vlera është vajza e biznesmenit të njohur Blerim Devollit. Çifti para disa muajsh janë fejuar në qytetin e Tiranës.