Sorry, no posts matched your criteria.

Nga fituesi i ‘BBV’ sipas tij te marrëdhënia me Sheilën, Kledi i tregon të gjitha!

Ditën e sotme, në emisionin ‘Pardon My French’ një nga të ftuarit ishte ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Albania” Kledi Hysa.

Ai foli gjatë rreth eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa rrëfeu edhe për ndryshimin e rutinës së tij që nga eleminimi i tij.

“Për mua ka ndryshuar gjithçka, rutina, vendi, gjuha. Jeta jashtë ka qenë e planifikuar, me plane, me regjim. Këtu është ndryshe. Këtu koha më pëlqen shumë, gjallëria, kafja, gjuha”,- u shpreh ai.

Ndërkohë, Kledi sqaroi gjithashtu një herë e mirë të gjitha aludimet lidhur me jetën e tij personale, duke thënë se nuk është në një lidhje, si dhe me Sheilën nuk ka patur asgjë më shumë përveç se marrëdhënies së tyre profesionale.

“Për momentin nuk jam në një lidhje! Sapo jam ndarë, dua të marr pak frymë… Unë Sheilën e njoha rastësisht në Big Brother. Pas daljes erdhi videoklipi që më ofroi ajo. U ndjeva shumë mirë, tema më pëlqeu, jam model dhe aktor dhe tregova talentin që kisha. Afrimitet në klip kishim, jashtë klipit jo”, u shpreh Kledi.

Lidhur me fituesin e “BB VIP”, Kledi ka thënë këto emra:

“Unë e kam thënë gjithmonë që Arjola dhe Donaldi janë ata që kam favorizuar. Lojtar i fortë është Iliri. Por ai që ka dhënë shumë për lojën është Donaldi”, tha ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com