Në rrezik për të humbur zërin, Aurela Gaçe rrëfen një nga periudhat më të vështira të jetës
Aurela Gaçe është ndër personazhet më të drejtpërdrejtë me publikun e saj ndaj dhe ndan shpesh histori të përjetuara në rrjetet e saj sociale. Dje ajo ndau një moment të vështirë me ndjekësit. Aurela ka zbuluar se në një periudhë ka rrezikuar ta humbasë zërin e saj unik. Gaçe ka publikuar një foto me doktoreshën amerikane Gwen Korovin dhe tregon se takimi me të i ka shpëtuar zërin.
“Pacientja e saj prej 16 vitesh. Gjatë një periudhe të vështirë timen me kordat vokale, ishte takimi me të që më bëri të kuptoj shumë mbi diçka që e ke edhe nesër mund të mos e kesh. Sa herë jam në Neë York, patjetër të jem nën kontrollin e saj. Doktoreshë, faleminderit që më shpëtove zërin. Nuk mund të jetoj pa muzikë dhe faleminderit për kujdesin e madh ndaj meje. Të kam takuar në një periudhë shumë të vështirë dhe ja ku jam, duke performuar më e fortë e më e fortë.
Kur hyn në zyrën e saj, muret janë plot falenderime,nga artistët më të mëdhenj të muzikes pop, rock, jazz, opera, artistë të brodëay prezantuesë etj. Nuk arrita t’i xhiroj gjithë muret e historisë së saj, por ndihem me fat që e kam mundesine të jem nën kujdesin e saj!”, shkruan Aurela.