Në Paris të cmendur pas Messit ,rradhë e madhe tifozësh për të bler fanellën e yllit argjentinas
Ylli Argjentinas 6 herë fituesi i “Topit të Artë” mbërriti dje në Paris për të kryer vizitat mjekësore, firmosur kontratën e tij dhe prezantuar sot përpara publikut dhe mediave si lojtari i ri i klubit Parizien.
Të gjithë janë të çmendur pas Mesit ku siç duken dhe nga pamjet që janë bërë virale, janë tifozë të shumtë që po mbajnë radhën në dyqanin zyrtar të PSG-së për të blerë fanellën e Leo Mesit me numër 30.
“Pleshti” firmosi një kontratë 2-vjeçare me opsion edhe për një tjetër vit, nga ku do të përfitojë plot 35 milionë euro në sezon.