Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Olympia Dukakis
Olympia Dukakis, aktorja e njohur, është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj me anë të një postimi në Facebook.
“Motra ime e dashur, Olympia Dukasis, ka vdekur këtë mëngjes. Ajo ndërroi jetë pas disa muajsh pasi kishte probleme shëndetësore”.
Dukakis u përfol shumë në moshën 56-vjeçare për rolin e saj në “Moonstruck”, një rol që i dha asaj ‘Glob të Artë’ dhe një ‘Oscar’.
Aktorja e filloi karrierën e aktrimit në skenë dhe bëri debutimin e saj në Broadëay në “The Aspern Paper” në 1962. Performanca e parë televizive erdhi të njëjtin vit në episodet e “The Nursers” dhe “Dr. Kildare”, dhe talenti i saj ishte në vëmendje kryesisht deri në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990.
Ajo ishte e njohur gjithashtu për filantropi dhe aktivizëm politik, dhe dha mësim për më shumë se 15 vite në Neë York.
Dukakis, ishte vajzë e emigrantëve grekë, e cila lindi në qershor të vitit 1931 në Massachusetts. Ajo ndoqi studimet e larta në Universitetin e Bostonit. Aktorja u bë shumë e njohur për rolet e saj të spikatura në filma të tillë si: “Mr. Holland’s Opus”, “Steel Magnolias”, “Moonstruck”.