Ndahet nga jeta aktori i njohur, Juan Joya Borja
Juan Joya Borja, aktori i njohur, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe mjekët e spitalit Virgen del Rosio në Sevila, ku prej vitit të kaluar kishte qëndruar i shtruar. El Risitas ishte shtruar në spital vitin e kaluar dhe prej asaj kohe kishte qëndruar aty për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Së fundmi atij i ishte amputuar njëra këmbë, me shpresën se ky veprim do të ndalonte sëmundjen që të përhapet edhe në pjesët e tjera, por për fat të keq nuk ia ka dalë.
Joya lindi në Sevilje më 5 Prill 1956. Gjatë gjithë jetës së tij ai kishte punuar lloj-lloj punësh, përfshirë gatimin dhe shkarkimin e thasëve me çimento .Paraqitja e tij e parë në televizion ishte në vitin 2000, në shfaqjen e Jesús Quintero El Vagamundo , ku ai intervistoi në situata të ndryshme të jetës me partneren e tij “El Peíto” ose “el Cuñao”, me një ton komik. Ai u bë i njohur për qeshjen e tij të lartë, me gulçimë.