Ndahen Tom Cruise dhe Ana de Armas, por do vazhdojnë të takohen… si shokë!
Pavarësisht se 2 aktorët e famshëm Tom Cruise dhe Ana de Armas nuk e zyrtarizuan kurrë marrëdhënien e tyre të nisur rreth 1 vit më parë, edhe pse u panë disa herë bashkë në publik, ata tashmë janë ndarë.
Sipas asaj që shkruan “The Sun”, Tom dhe Ana kanë vendosur që marrëdhënien e tyre ta vazhdojnë si shokë, pavarësisht “shkëndijës” mes tyre disa muaj më parë.
“Atyre u pëlqen shumë të shoqërohen me njëri-tjetrin, prandaj e kanë përballuar këtë çështje si dy njerëz të rritur.” – shprehet burimi i “The Sun”.
“Tom dhe Ana kaluan një periudhë të bukur bashkë, por koha e tyre si çift e mbylli ciklin.” – shton më tej burimi, duke theksuar se aktorët do të vazhdojnë të qëndrojnë miq.
Ashtu sikurse edhe nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht lindja e marrëdhënies mes tyre, as për lajmin e ndarjes nuk ka asnjë komunikim nga menaxherët e aktorëve.
Dy yjet e kinemasë, të cilët nisën në muajin shkurt të frekuentonin njëri-tjetrin, u panë bashkë për herë të parë në një darkë në Londër. Pas kësaj mbrëmjeje, falë paparacëve ata u “kapën mat” sërsh bashkë në disa raste të tjera: në korrik në një xhiro me varkë në brigjet e Spanjës e më pas në stadiumin “Wembley” në Manchester, për koncertin e “Oasis”.
Fotot e tyre dorë për dore në muajin korrik ishin konfirmimi i lidhjes që i mbante bashkë. Sot flasim për ndarjen si çift, ama jo për marrëdhënien miqësore të tyre.

