Sorry, no posts matched your criteria.

Murati puth Olën, Sindi shpërthen keq

Sot në “Për’puthen” ishte takimi i Olës dhe Muratit. Ato bënë një takim tepër romatikë dhe mund të themi se ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Mirëpo ky afrimitet nuk u prit aspak mirë nga Sindi, e cila e quajti të tepërt dhe zhgënjyes nga ana e Muratit.

Ola: Nuk kam parë ndonjë kimi të madhe mes teje dhe Sindit. Nuk ka pasur afrimitet mes jush?

Murati: Mendon se mund të kesh ndonjë pëlqim tjetër?

Ola: Jam e sigurt.

Murati: Mos më thuaj pastaj mund të dalësh me të tjerë.

Ola: Si u ndjeve kur deklarova për pëlqimin për ty?

Murati: U habita dhe u kënaqa pak se pashë një gocë të bukur.

Ola: Më kujtohet kur erdhe dhe the kam ardhur vetëm për ty.

Murati: Po. Jam shumë xheloz.

Ola: Do ta shohësh veshjen time?

Murati: Po. Me gjithë qejf.

Nga ana tjetër, Sindi,vajza e cila u deklarua që është në program vetëm për Muratin nuk e ka pritur aspak mirë afrimitetin mes Olës dhe tij.

Pasi ka parë takimin e tyre, e ka cilësuar Muratin si cunak që bie pre e provokimeve.

Sindi: Kam sakrifikuar për një lidhje që ka qenë një gënjeshtër. Unë e konsideroja lidhje emocionale dhe mendoja se vërtetë kishim diçka që mes njëri-tjetrit ishte në progres, por në të vërtetë që provokimi i parë nga një femër e re, Murati i është dhënë. Mendoja se ishte mashkulli që i jepet një femre që i jep ndjenjat, jo gjënë fizike.

Ola: Ti hipe mbi tavolinë.

Sindi: I sati takim ishte? I pesti. Mos hy në debat kur nuk ke diçka personale. Ti Murat je çunak akoma.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com