Sorry, no posts matched your criteria.

Monika Lubonjës i vjedhin “Instagram”-in por mjafton ky veprim për ta rikthyer

Aktores dhe ish-banores së BBV, Monika Lubonjës i kanë vjedhur Instagramin. E ftuar në “Wake up”, Monika tha se tashmë Instagrami është kthyer në një punë që sjell të ardhura dhe se për të rikthyer ndjekësit mjafton një lëvizje: të futej edhe në “Big Brother Vip 2.”

“Me sa po shikoj unë, se nuk ia kam pasur fare haberin këtyre gjërave. Por ama po i dita nuk ka shance ti harroj. Unë mendoj se është kthyer në një lloj tregu i të ardhurave dhe peshkimeve që iu bëjnë njerëzve nga ana e klikimeve, domethënë një lloj gjobe që vendoset. Sepse kam gati 4-5 ditë që jam gjithmonë në një rrjetë që më kërkojnë, një herë 200, një herë 400 dhe më shumë janë të huaj. Më kërkonin që thyeja ca lekë në kripto. Më thanë që të shkoja dhe unë shkova, se ishte hall ky Instagrami. Me të vërtetë nga një anë Instagram bën një lloj komunikimi me njerëzit por për ne është kthyer edhe në një punë, sidomos që unë kam pasur kaq shumë shfaqje. Pretendoj që ata që e kanë Instagramin tim nuk iu duhet kjo gjë, vetëm më prishin punë mua. Tani është kthyer në një mjet jetese. Unë futem prapë në BBV2 dhe i bëj prapë ato followersa”, tha Monika.

Epo duket se Monika e ka gjetur zgjidhjen për të rikthyer ndjekësit e humbur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com