“Miss Universe Kosova 2008” Zana Krasniqi ka vendosur t’i futet politikës
Që nga koha kur u zgjodh Miss Kosova dhe nisi një karrierë të suksesshme prej modeleje në Amerikë, Zana Krasniqi ishte shkëputur nga jeta publike duke reduktuar edhe daljet televizive.
Bukuroshja ka lajmëruar së fundmi duke befasuar të gjithë me lajmin që dha.
Zana ka vendosur t’i futet politikës dhe kështu ka hedhur kandidaturën e saj për asambliste në Komunën e Prishtinës.
‘’Miss Universe Kosova 2008’’ ka bërë të ditur se në zgjedhjet e tetorit (zgjedhjet komunale në Kosovë) do të kandidojë në krah të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo ka publikuar një fotografi me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, i cili përflitet si kandidat i mundshëm i VV-së për kryetar të Prishtinës.
Ky është postimi i saj i plotë: