Sorry, no posts matched your criteria.

Dy Receta Akulloresh të pa rezistueshme që mund ti përgatisni vet ne shtëpi

Për ata që pëlqejnë bananet kjo është një recetë mjaft e gjetur, sidomos për stinën e verës. Një lloj akullore pa qumësht, e freskët dhe plot me vitamina dhe kripëra minerale. Rekomandohet midis vakteve. 

Përbërësit 

6 banane 

shurup (për dekorim) 

Përgatitja 

1.Vendosim 5 banane të prera në feta 0.5 cm në frigorifer në ngrirje. 

2.Pasi të kenë ngrirë shumë i vendosim në një frulator duke i shtuar një banane normale të temperaturës së ambientit. 

3.I frulojmë për 5 minuta derisa ato të kthehen në akullore dhe i servirim me reçel ose me shurup çokollatë. 

Kjo akullore aq sa e shijshme dhe argëtuese për femijët është dhe e shëndetshme

Akullore me Fruta dhe çokollatë

Përberësit
fruta të ndryshme (ananas, kivi, banane) 
200 g çokollatë e shkrirë 
shkopinj akulloreje 
zbukurime të ndryshme 

Pëgatitja
Pasi t’i kemi ndarë frutat sipas dëshirës, u ngulim nga një shkop akulloreje dhe i vendosim në ngrirje. Tretim çokollatën në banjëmari, zhysim frutat e ngrira plotësisht dhe i vendosim mbi një letër furre që të mos ngjisin. Më pas, i zbukurojmë sipas dëshirës para se çokollata të ngrijë. I rivendosim në ngrirje deri çastin që do t’I konsumojmë. 

POST A COMMENT