Merr flakë shtëpia e Beyonce dhe Jay Z, dyshimet e para
Një zjarr i madh ka rënë në një vilë e cila dyshohet se është në pronësi të Beyonce dhe Jay Z. Zjarri sipas autoriteteve klasifikohet si zjarrvënie e qëllimshme madje raportohet se një “personi i dyshimtë” ishte përreth zonës kur shpërtheu zjarri.
Policia u lajmërua nga një person në telefon, se në zonë kishte marrë flakë një vilë. Për të shuar flakët u desh ndërhyrja e 22 zjarrëfikësve. Përfaqësuesit e Beyonce dhe Jay-Z nuk dhanë asnjë koment për mediat në lidhje me zjarrin e rënë.