Mënyrat e shëndetshme për të pirë ujë me limon
Një shprehje e përhapur thotë se “kur jeta të jep limonë, bëj një limonatë.” E nëse për të bërë limonatë të duhen disa përbërës dhe shumë kohë, ju rekomandohet ujin me limon.
Vlerat E Ujit Me Limon
Pirja e rregullt e ujit me limon ju ndihmon të shëroni fytin e thatë, të përmirësoni tretjen dhe të largoni toksinat nga organizmi, Mjaftojnë disa feta limoni (me gjithë lëkurë të pastruar mirë) në një gotë me ujë dhe, sipas të dhënave të AgroWeb.org, do të korrni shumë përfitime të mëdha për organizmin. Studimet shkencore konfirmojnë se polifenolët që gjenden tek lëkura e kësaj agrumeje të mirë ndihmojnë për rënien në peshë. Limoni është i pasur me vitaminë C, e cila është e nevojshme për të prodhuar kolagjen, forcuar imunitetin dhe pastruar trupin nga toksinat. Rekomandohet që të pini çdo ditë një gotë me ujë me gjysëm limoni të prerë në feta.
Ujë i Ftohtë, i Vakët Apo i Nxehtë?
Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që uji të jetë i vakët sepse në këtë temperaturë çlirohen vitamin C dhe antioksidantët. Uji i vakët është ideal sepse mund të pihet edhe në sasi të konsiderueshme, ndërkohë që uji i nxehtë nuk pihet dot aq lehtë.
Koha E Duhur Për Të Pirë Ujë Me Limon
Kur zgjohemi, trupi është i dehidratuar në mënyrë ekstreme. Gjatë gjumit, njeriu humbet shumë lëngje nëpërmjet frymëmarrjes. Hidratimi i mëngjesit me një gotë me ujë me limon është ideal për të zëvendësuar humbjet e natës. Për më tepër, në mëngjes, limoni i jep forcë sistemit imunitar dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit.
Kujdesi Për Dhëmbët
Pirja e tepërt e ujit me limon rrezikon prishjen e enamelit të dhëmbëve. Kujdes me sasinë. Për më tepër, njerëzit që kanë sasi të larta të hekurit në gjak duhet të tregojnë kujdes, sepse limoni përmirëson aftësitë përthithëse të hekurit në organizëm./AgroWeb