Sorry, no posts matched your criteria.

Menaxhimi në Industrinë e Turizmit Shqiptar: Roli dhe rëndësia e tij

Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm dhe me rritje më të shpejtë të ekonomisë shqiptare. Deri më 25 dhjetor 2023, Shqipëria ka pritur 10,011,500 turistë të huaj, një shifër që pak vite më parë ishte e paimagjinueshme. Ky sukses e pozicionon vendin tonë si një destinacion të ri dhe tërheqës në Mesdhe, i rekomanduar nga media prestigjioze ndërkombëtare. Megjithatë, “Menaxhimi nuk është gjithçka, por pa menaxhim gjithçka është asgjë”.
Kjo thënie është veçanërisht e vërtetë në industrinë e turizmit. Për të ruajtur dhe zhvilluar këtë rritje të jashtëzakonshme, kërkohet një menaxhim dhe zhvillim harmonik afatgjatë. Kjo përfshin bashkëpunimin me të gjithë aktorët kryesorë: qeverinë qendrore, autoritetet lokale, shoqërinë civile, tur-operatorët dhe sektorë të tjerë të lidhur me këtë industri. Kohët e fundit, zhurma dhe histeria e prodhuar rreth plazheve të jugut të Shqipërisë në rrjetet sociale dhe media ka qenë një mesazh i gabuar dhe me qëllim të keq për ekonominë e vendit. Turizmi është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe duhet trajtuar me kujdes. Sepse mund të dëmtojnë reputacionin e vendit dhe të frenojnë zhvillimin ekonomik. Në sektorin e shërbimeve ekzistojnë probleme, por zgjidhja nuk është minimi i punës së secilit që kontribuon për këtë sektor. Vendet fqinje nuk kanë ndjekur të njëjtën strategji për promovimin dhe zhvillimin e turizmit, duke kuptuar se kjo degë është promotore e zhvillimit ekonomik të vendit. Shpesh natyra i ofron shembuj njeriut, sjelljen shumë interesante të bletëve që quhet FESTOON. Këto insekte magjike, kur punojnë për të ndërtuar hojet për mjaltin, i lidhin këmbët e tyre së bashku duke krijuar një zinxhir, një varg, një festoon pra. Shembulli i bletëve që krijojnë një zinxhir (festoon) është një model për shoqërinë njerëzore: bashkëpunimi është çelësi për arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme.

Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon mishëron këtë filozofi të bashkëpunimit. Duke bashkëpunuar, qytetet tona mund të përballojnë sfidat dhe të realizojnë projekte që sjellin prosperitet dhe përmirësim të cilësisë së jetesës për qytetarët. Ky bashkim është një zinxhir që ka sjellë dhe do të sjellë në vijim fryte të mira. Të gjitha projektet e Unionit kanë fokusin në turizmin dhe kemi dhënë një kontribut të caktuar, nuk jemi fokusuar ndryshe sepse unë mendoj dhe besoj se projektet e suksesshme dhe risitë që kjo platformë rajonale ka sjellë janë pikërisht këtu, sepse kjo është dega dhe industria që na bën bashkë të gjithëve dhe thyen çdo kufi dhe mundësi tjetër për çdo keqkuptim. Si bletët janë qytetet që kemi zgjedhur të bashkëpunojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin për t’i bërë habitatet (qytetet) tona më të forta; për të përballuar sfidat por dhe për të realizuar projekte që sjellin prosperitet dhe përmirësim të cilësisë së jetesës për qytetarët tanë, duke aspiruar modernizimin dhe zhvillimin siç ndodh rëndom mes qyteteve të Bashkimit Europian. Turizmi ka lidhje të gjera me sektorë të tjerë të ekonomisë. Këto lidhje kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe krijojnë një rrjet ndërvarësish.
Shfrytëzimi i lidhjeve ndërmjet turizmit dhe sektorëve të tjerë mund të ndihmojë politikëbërësit, bizneset dhe komunitetet të maksimizojnë ndikimin pozitiv të turizmit në zhvillimin ekonomik, duke adresuar sfidat dhe shqetësimet e qëndrueshmërisë. Turizmi është një industri shumëplanëshe që kontribuon ndjeshëm në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët. Vetëm me menaxhim të mirë dhe bashkëpunim të gjerë mund të arrihen rezultate të qëndrueshme dhe të suksesshme për të gjithë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com